Prishtinë 18 Dhjetor 2025 17:32
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka dalë me një njoftim për mbetjet eshtërore që u gjetën në Rahovec. Nga ky komision kanë thënë se kanë nisur gërmimet.
“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) pas analizimit të të dhënave të siguruara nga arkivat ndërkombëtare me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), ka iniciuar aktivitetet kërkimore në një lokacion në rajonin e Rahovecit, të njohur në evidencat kadastrale dhe nga komuniteti lokal si ‘Përzhina’, në afërsi të varrezave të qytetit. Sipas planifikimeve operacionale, gërmimet kanë filluar ditën e djeshme, ku janë gjetur dy pjesë ështërore , të cilat janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa gjatë ditës së sotme, janë gjetur mbetje mortore te të paktën një individi, të cilat mund t’i përkasin viktimave të luftës që mund të jetë në listën e personave të zhdukur.”
Gërmimet po realizohen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Lidhur me këtë lokacion por edhe lokacionet tjera, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të mbajë nesër konferencë për media.
“Me këtë rast, duke qenë se ky lokacion është edhe lokacioni i fundit, adresuar në kuadër të gërmimeve vlerësuese të planifikuara për vitin 2025, ju njoftojmë se ditën e nesërme, më 19.12.2025, duke filluar nga ora 11:00, do të ketë prononcim për media (nga lokacioni në fjalë) lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në këtë lokacion dhe lokacionet tjera.”
“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, mbeten të përkushtuara në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe në informimin e rregullt të opinionit publik, duke respektuar ndjeshmërinë e procesit dhe dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre.”

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit