Prishtinë 18 Dhjetor 2025 14:49
Forca e Sigurisë e Kosovës ka realizuar “Forumin e nënoficerëve të FSK-së”, me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet nënoficerëve dhe oficerëve të rinj.
Hapjen zyrtare të forumit e bëri komandanti i KDS-së gjeneralbrigade Jeton Dreshaj, i cili theksoi rëndësinë e rolit të nënoficerëve në ndërtimin e një force profesionale duke qenë shtylla kryesore për realizimin e detyrave dhe misionit të FSK-së. Forumi u udhëhoq nga rreshtermajori i FSK-së Bedri Zuka, i cili ritheksoi përkushtimin e tij dhe të nënoficerëve në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha nivelet.
Gjithashtu gjatë këtij forumi u potencua rëndësia e ndikimit të bashkëpunimit me gardën e IOWA-s në zhvillimin dhe edukimin profesional të nënoficerëve të FSK-së. Në këtë forum pjesëmarrës ishin nënoficerë të FSK-së nga të gjitha nivelet ku patën mundësi të diskutonin tema të ndryshme mbi zhvillimin e korit të nënoficerëve, ndërtimin e besimit dhe fleksibilitetit në udhëheqje, marrëdhëniet në mes të nënoficerëve dhe oficerëve etj.
Pjesë e këtij forumi ishin edhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Garda Kombëtare e AJOV-as, NALT-i, ASG Ballkani etj. FSK-ja është e përkushtuar në ngritjen dhe zhvillimin e mëtejmë të korit të nënoficerëve si shtylla kryesore e forcës për kryerjen me sukses misionit kushtetues dhe ligjor.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit