Prishtinë 17 Dhjetor 2025 12:48
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe planifikimet policore për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit për media, Policia ka hartuar me kohë urdhrin operativ policor, i cili parasheh angazhimin e një numri të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë, kryesisht nga rendi publik, por edhe nga njësi të tjera sipas nevojës, me qëllim garantimin e sigurisë gjatë gjithë procesit zgjedhor.
Plani operativ është i ndarë në katër faza: periudha parazgjedhore dhe vlerësuese, ofrimi i sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, garantimi i sigurisë në ditën e zgjedhjeve dhe faza paszgjedhore, e cila përfshin transportin dhe sigurimin e materialit sensitiv zgjedhor deri në përfundim të procesit.
Policia bën të ditur se faza e parë tashmë është realizuar, ndërsa ka nisur zbatimi i fazës së dytë gjatë fushatës zgjedhore.
Qëllimi kryesor i këtij plani, sipas Policisë së Kosovës, është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për qytetarët, ruajtja e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, si dhe sigurimi i qendrave të votimit, depove komunale dhe qendrës së numërimit të rezultateve. Po ashtu, Policia do të kujdeset për përcjelljen dhe sigurimin e të gjithë materialit zgjedhor.
Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë caktuar zyrtarë hetues dhe koordinatorë policorë për trajtimin e çdo rasti që lidhet me procesin zgjedhor.
Policia ka paralajmëruar se çdo vepër penale kundër të drejtës së votimit do të trajtohet në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.
Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për profesionalizëm, integritet dhe llogaridhënie, duke ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të kundërligjshëm që lidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor në numrat 192 ose 038 550 999.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë
“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 prej tyre në mungesë
Milanoviq: Pretendime të pakuptimta se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten të sulmojnë Serbinë