Prishtinë 16 Dhjetor 2025 15:26
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që qytetarët me të drejtë vote mbi moshën 80 vjeç, të cilët aplikojnë për t’u regjistruar si votues me nevoja të veçanta për të votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve, nuk kanë nevojë të paraqesin apo bashkëngjisin certifikatë të paaftësisë apo diagnozë mjekësore.
Sipas anëtarit të KQZ-së, Arianit Elshani, pas ndryshimit të bërë, regjistrimi i këtyre votuesve mund të realizohet vetëm me paraqitjen e dokumentit të vlefshëm të identifikimit dhe një fotografie të votuesit duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike në KQZ, Besnik Buzhala, tha se sekretariati ka shqetësime lidhur me administrimin e procesit.
“Çka është frika e sekretariatit këtu, në rast që kemi numër të madh të votuesve të cilëve ua largojmë këtë kriter, mundet me cenu numrin e fletëvotimeve që ne i kemi më dispozicion. Që i bie që nëse numri i fletëvotimeve rezervë harxhohet, ne duhet me i marrë fletëvotime prej dengjeve të rregullta të vendvotimeve. Është lehtësi gjithëpërfshirja, por është edhe vështirësi administrimi i këtij procesi”, tha ai.
Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, vlerësoi se ndryshimi nuk është problematik nëse respektohen detyrimet institucionale.
“Mendoj që nuk ka diçka të keqe anashkalimi i rregullores në mënyrë që të sigurohet gjithëpërfshirja e qytetarëve, por pa i anashkaluar të drejtat dhe obligimet si të institucioneve ashtu edhe të qytetarëve që kanë”, tha ai.
Edhe anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Gashi, tha se e mbështet një vendim të tillë.
Sipas të dhënave nga lista votuese e certifikuar nga KQZ, numri i qytetarëve me të drejtë vote mbi moshën 80 vjeç është 48 mijë e 977 votues.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Fenerbahçe konfirmon përforcimin me sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi
Rashiq: Çdo votë për partinë tonë ishte një akt guximi qytetar
Kosova në Berlin: Ekspozita “28 Minuta” nderon rolin e Gjermanisë në vitin 1999
Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s