Prishtinë, 11 dhjetor 2025 17:55
Dosja voluminoze e Prokurorisë Speciale për rastin e sulmit terrorist në kanalin ‘Ibër- Lepenc’ në Zubin Potok ka vënë në pah edhe të kaluarën e Jovan Viçentijeviqit, i cili po pretendohet deri më tani në bazë të provave dhe materialeve që kanë siguruar institucione vendore e ndërkombëtare që ishte ai që ndezi fitilin e tritolit në mbrëmjen e 29.11.2024.
Një tjetër çështje që kishte thënë Jovan Viçentijeviq ishte edhe për përgjegjësit e “Mbrojtjes Civile”, të cilët kishin përgjegjësi të zonave të ndryshme në veri. Jovani kishte përmendur Millosh Milovanoviq të njohur si “Grizli” nga fshati Varagë si përgjegjës i ‘Mbrojtjes Civile’ të zonës së Zubin Potokut e që i njëjti kishte lidhje me Millan Radojiçiq.
Të gjitha këto të dhëna Jovan Viçentijeviq i kishte thënë gjatë transportimit të tij nga Mitrovica e Veriut për në Prishtinë dhe pastaj gjatë dërgimit të tij në Qendrën e Paraburgimit më 03.1202025.
Ai kishte biseduar me zyrtarët policorë e madje kishte dhënë edhe informacione për veprimtarinë e tij të kundërligjshme e poashtu edhe për persona të tjerë të involvuar.
Në kampin për të cilin e kishte përmendur Jovani, kishin qenë duke kryer ushtrimin dhe duke u trajnuar rreth 120 persona nga veriu i Kosovës, të gjithë të nacionalitetit serb. Në një grup tjetër në përdorimin e eksplozivëve, kishin qenë 12 persona, të cilët janë trajnuar ndaras në të njëjtin kamp.
Sipas Viçentijeviqit, në bisedën e tij me zyrtarët policorë kishte thënë se një grup tjetër nga Leposaviqi në kamp kishin ushtruar dhe ishin trajnuar për përdorimin e minahedhësve.
Jovan Viqentijeviq është njëri nga të dyshuarit kryesor për sulmin terrorist të kryer në nëntor të vitit 2024 në kanalin e ujit të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”.
Ai dyshohet të jetë personi që ndezi fitilin e tritolit që shpërtheu në kanalin e “Ibër- Lepencit”.
I pandehuri sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kishte njohuri për sistemin e ujësjellësit pasi që figuron se ishte i punësuar në Sistemin Rajonal të Furnizimit me Ujë në Ujman.
Kështu shkruan në aktakuzën e PSRK-së, të ngritur nga prokurori Bekim Kodraliu më datë 09.12.2025.
Më 29.11.2024, një shpërthim i fuqishëm ishte regjistruar në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Shpërthimi ishte regjistruar në kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit”, i cili konsiderohet infrastrukturë kritike që shërben për furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Kosovës.

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it