Prishtinë, 11 dhjetor 2025 14:41
18-vjeçari Yll Hyseni nga fshati Brod i Komunës së Shtërpcës, i cili ishte paraqitur i zhdukur një ditë më parë, është gjetur sot pa shenja jete një kilometër larg shtëpisë së tij.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Ferizajt Kanun Veseli.
Veseli ka thënë se rastin për zhdukjen e tij e kanë paraqitur një ditë më parë familjarët e tashmë të ndjerit.
“Më 10.12.2025, në stacion janë paraqitur familjarët nga fshati Brod, Komuna e Shterpcës, për të raportuar një rast personi të zhdukur, Y. H, ( 19 vjeç ), i cili kishte dalë nga shtëpia më datë 10.12.2025 rreth orës 00:30 dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi dhe nuk dihej për fatin e tij. Është kontaktuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit “Person i zhdukur””, ka thënë Veseli.
Ndërsa ka bërë të ditur se ai është gjetur në një livadh rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij.
“Ndërsa, sot më 11.12.2025 rreh orës 13:20 është gjetur, rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij, në një livadh, pa shenja jete. Vdekja e të cilit është konstatuar nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shterpcë. Ekipe të policisë janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit po e hetojnë rastin. Për informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues”, ka thënë Veseli

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it