10 Qershor 2025- Burimi: KoSSev
Kur Vuçiç vizitoi Gazivodën, një gazetar i bëri pyetjen e parë gazetareske: “A e dini sa të lumtur janë njerëzit këtu”? Sot në Gazivodë, një gëzim të tillë e të veçantë e ndjejnë Kurti dhe Sveçla.
Dikur: “Gazivoda me rëndësi vendimtare për Serbinë”, Sot: “Ujmani me rëndësi vendimtare për Republikën e Kosovës”. Objekti i prezantuar si Qendra për Ekologji dhe Qendra e a të ashtuquajturit “Kryqit të Kuq të Kosovës” në Gazivodë u hap zyrtarisht në vitin 2018. Më 8 shtator, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e vizitoi atë. “Ja ku kemi ardhur në këtë objekt që u financua nga Republika e Serbisë, ajo investoi 1,400,000 euro. Shpresoj që të rinjtë nga komuna e Zubin Potokut do të dinë si ta përdorin këtë objekt, dhe për aq sa mund të shoh unë, do të përdoret edhe nga Instituti Hidrometeorologjik, Kryqi i Kuq…” tha Vuçiç në atë kohë. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë strategjike të liqenit: “Pa Gazivodën, nuk ka mbijetesë, as mbijetesë të njerëzve në Kollashinin e Ibrit dhe Zubin Potok.” Në atë kohë, ai njoftoi edhe investime të mëtejshme – një vendpushim për të rinjtë, plane investimi, përpunim peshku, frutash dhe perimesh, dhe fabrikën e re të kompanisë Simpo.
Shtatë vjet më vonë, autoritetet e Kosovës marrin kontrollin e këtij objekti, të ndërtuar me fonde nga Qeveria e Serbisë. Më 20 maj, punëtorët e kompanisë publike të Kosovës “Ibër-Lepenc”, me ndihmën e Policisë së Kosovës, hynë në ambientet e ish-Qendrës së Kryqit të Kuq. Në mesin e qershorit, kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Albin Kurti, u shfaq në të njëjtin vend.
“Si pjesë e mbështetjes së qeverisë sonë për Ndërmarrjen Publike Hidroekonomike ‘Ibër-Lepenc’, së fundmi ia kthyem kësaj ndërmarrjeje pronën e saj në komunën e Zubin Potokut, e cila më parë ishte jashtë kontrollit të saj, sepse mbahej nga struktura paralele ilegale”, tha Kurti gjatë një vizite në liqen, të cilin e quajti Ujman.
