Prishtinë 10 Dhjetor 2025 11:59
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka shënuar gjysmëshekullin e themelimit. Të pranishëm aty ishin zyrtar të lartë shtetëror nga Kosova e Shqipëria, përfaqësues akademish nga vende të ndryshme e ambasador të akredituar në Kosovë.
Kryetari i ASHAK-ut, Mehmet Kraja derisa foli për 50 vjetët e punës së Akademisë tha se ASHAK-u ndau fatin e vështirë të historisë e gjeografisë së vendit të vetë.
“Bashkë me këtë histori duhet bërë të ditur se Akademia u themelua si e Kosovës dhe e tillë mbeti deri në ditët e sotme, dhe e tillë do të jetë edhe në të ardhmen në të gjitha fazat e zhvillimit të punës së saj. Ajo ndau fatin e vështirë të historisë e gjeografisë së vendit të vetë. Akademia u quajt e Kosovës dhe bashkë me vendin ku u themelua i bëri 50 vjet jetë në një rrugë të vështirë të emancipimit e lidhur ngushtë me vlerat më të larta të humanizmit, mendimit të lirë dhe të progresit. Themelimi të akademisë i kanë paraprirë disa rrethana specifike të zhvillimeve shoqërore e politike në vend”, tha Kraja.
Ai tha se sfida më e madhe e Akademisë së Kosovës mbetet konsolidimi dhe pavarësia e saj institucionale.
“Historia e saj është e lidhur ngushtë me historinë e shtetit të Kosovës duke qenë jo vetëm mbështetëse e të gjitha proceseve politike që e quan Kosovën drejt pavarësisë, ndonjëherë edhe ideatorë e këtyre lëvizjeve me interes për shoqërinë dhe emancipimin e saj shoqëror e kulturor”, tha Kraja.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve