Prishtinë 10 Dhjetor 2025 10:34
Ka vdekur Nazif Gashi, një nga emrat më të mëdhenj dhe më të respektuar në historinë e sportit kosovar. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Gashi, i cili u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare, ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme si boksier. Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të KB Prishtina, ekip që për shumë vite dominoi në ish-shtetin federativ dhe la gjurmë të pashlyeshme në boksin e ish-Jugosllavisë.
Në vitet ’70 dhe ’80, Nazif Gashi së bashku me boksierët e tjerë të Prishtinës i dhanë sportit kosovar momente krenarie dhe suksesi, duke u bërë frymëzim për gjenerata të tëra. Largimi i tij lë një boshllëk të madh, por trashëgimia sportive që la pas do të mbetet e paharruar.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, mundësi historike për investime dhe zhvillim në Kosovë
Kosova fiton katër medalje në Botërorin e Muaythait
Kampioni bie në Drenas, Feronikeli ’74 merr fitoren e parë në kampionat
BILD raporton se Erblin Osmani ende nuk e ka zgjedhur Kosovën
Lutfi Dalipi, 20-vjeçari ylli shqiptar në Zvicër: Katër gola e shtatë asistime – e kontaktojnë edhe kombëtarja e Portugalisë
“Shkruhet historia”, Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës