Prishtinë 9 Dhjetor 2025 14:03
Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK), të martën ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e Kombëtares së Kosovës me të dyja konkurrencat në CEV Ligën e Evropës 2026.
Kjo ligë përfaqëson fazën e parë të kualifikimeve për Evropianin 2028, ndërsa faza e dytë kualifikuese do të zhvillohet vitin tjetër.
Ky format i ri garash po aplikohet për herë të parë dhe sjellë një mënyrë të re të grumbullimit të pikëve dhe renditjes ndërkombëtare.
Te meshkujt, Kosova gjatë muajit qershor do të përballet me Letoninë, Rumaninë, Austrinë, Maqedoninë e Veriut dhe Izraelit.
Në të njëjtën muaj të vitit tjetër, edhe femrat do ti kenë ndeshjet me Bosnjë e Hercegovinën, Spanjën, Greqinë, Portugalinë, Hungarinë dhe Malin e Zi.
Këto ndeshje do të luhen në tri xhiro, ku Kosova do të jetë mikpritëse e xhiros së tretë në të dy konkurrencat.
“Kosova hyn në këtë format të ri garues me ambicie të qarta dhe me synimin për të shënuar progres të dukshëm në skenën evropiane”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FVK-së.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë