Duke u bazuar ne Ligjin per menaxhimin e financave publike dhe pergjegjësite, Statutin e Komunës së Skenderajt dhe Udhëzimit Administrativ të MAPL-së për Administratë të Hapur, Komuna e Skenderajt, me datën 23.05.2025, ka njoftur për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore 2026-2028, në 5 bashkësi lokale të komunës (Likoc, Qirez, Runik, Turiqefc dhe Klinë e Epërme).

Sipas praktikës, supozohet që kërkesat e qytetarëve të parashtruara në këto dëgjime të integrohen në Kornizën Afatmesme Buxhetore, në varësi të mundësive buxhetore por edhe prioriteteve.
Ajo çka bie në sy në këto takime, të mbajtura me datat 3 dhe 4 Qershor, dhe të publikuara në faqen e facebook-ur të Komunës, është pjesëmarrja e ulët e qytetarëve.
Pyetja që lind natyrshëm nga ky fakt është: A po i dështojnë Komunës së Skenderajt dëgjimet për KAB?
Cilat janë arsyet e interesimit të ulët të qytetarëve për këto takime?
Temperaturat e larta, datat në prag të festës së Kurban Bajramit apo mos ndoshta për shkak se jemi pranë zgjedhjeve lokale, qytetarët nuk kanë shumë besim se kërkesat e tyre do të adresohen dhe se ato që premtohen janë në kuadër të parafushatës.
Kjo e fundit mund të vërtetohet në të ardhmen, dhe Veritas do të analizojë procesverbalet sapo Komuna ti publikojë ato dhe më pas do shohim nëse kërkesat e qytetarëve janë futur në Kornizën Afatmesme Buxhetore.


Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000