An election commission member marks the index finger of a woman after she casted her ballot at a polling station in the northern Serb-dominated part of ethnically divided town of Mitrovica, Kosovo, Sunday, April 21, 2024. Residents of four Serb-majority municipalities are casting their votes Sunday in a referendum to decide whether to remove their ethnic Albanian mayors from office following last year's mayoral elections, overwhelmingly boycotted by the Serb minority. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Prishtinë 04 Dhjetor 2025. 12:26
Deri të dielën në mesnatë, pra më 7 dhjetor, subjektet politike kanë afat që të dorëzojnë listën me emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Por, pas aplikimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me institucione të ndryshme të shtetit, do të verifikojë përshtatshmërinë e kandidatëve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KosovaPress se varësisht nga kërkesat e ligjit, KQZ do të përcjellë në këto institucione listat e kandidatëve për deputetë me qëllim të verifikimit të tyre.
Mes shumë ndalesave që parasheh ligji, është edhe kufizimi se kandidat nuk mund të jetë një person që është i dënuar në 3 vitet e fundit me vendim të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv. Sipas KQZ-së, edhe kjo e kaluar e kandidatëve do të verifikohet.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës është njëri prej institucioneve që KQZ-ja do të kërkojë verifikim të kandidatëve. Në nenin 30 të ligjit për zgjedhje të përgjithshme, theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse është dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv. Prandaj, me qëllim të zbatimit të këtij përcaktimi ligjor, do të kërkojmë nga KGjK-ja që të verifikojë listën e kandidatëve nëse ndonjëri prej tyre nuk është në përputhje me këtë kufizim ligjor”, tregoi Elezi.
Sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, një person nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet i cili ka funksion të veçantë në bazë të Ligjit në fuqi për zyrtarët publikë; është anëtar i shërbimit të jashtëm dhe përfaqësues diplomatik; kryesues apo anëtar i KQZ-së dhe Komisionit Komunal të Zgjedhjeve; është zyrtar i PZAP-së; me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e PZAP-it, i është hequr e drejta për të qenë kandidat; është dënuar në tre vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv; ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, apo KQZ-ja ose ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhri të PZAP-it.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Investim i ri në shëndetësi: Peja pajiset me tomografi moderne, nga 1 korriku në shërbim të pacientëve
Dokumentar – Rrëfimet për të zhdukurit në rajonin e Ferizajt
5 nga 6 të akuzuarit për barrikadat ishin të punësuar në strukturat që udhëhiqeshin nga krerët e Listës Serbe
Masakra e Reçakut, në korrik fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për krime lufte