Prishtinë, 04 dhjetor 2025 11:41
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur një punëtori me Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, duke shqyrtuar në detaje përgatitjet dhe sfidat e procesit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në këtë takim morën pjesë anëtarë të KQZ-së dhe përfaqësues nga të gjitha komunat e vendit, ku u diskutua për organizimin e fazave kryesore të zgjedhjeve dhe për mënyrat e adresimit të sfidave në nivel lokal. Punëtoria u mbështet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit të ngushtë mes strukturave qendrore dhe atyre lokale për të garantuar një proces transparent dhe të suksesshëm.
KQZ bëri të ditur se tashmë janë emëruar 215 anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komuna, përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike, të cilët do të udhëheqin procesin zgjedhor në terren. Sipas Komisionit, këto tryeza bashkëpunimi janë kyçe për sigurimin e komunikimit të vazhdueshëm dhe koordinimit të efektshëm në të gjitha nivelet e organizimit.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit priten të zhvillohen në përputhje me standardet ligjore dhe procedurat rregullative, duke i ofruar qytetarëve një proces të qartë dhe të besueshëm, si dhe mundësi të barabarta për të gjithë aktorët politikë.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it