Prishtinë 01 Dhjetor 2025 09:14
Është përmbyllur afati për deklarim të koalicioneve dhe aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Gjatë periudhës 24 nëntor – 30 nëntor 2025, gjithsej 23 subjekte politike, prej të cilave tri koalicione, 17 parti politike, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur, kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në garën zgjedhore, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Koalicionet:
Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dheKoalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Partitë politike:
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK, Partia Demokratike e Kosovës – PDK, Kosovaki Nevi Romani Partia, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Kosova Demokratik Türk Partisi, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska Unija – SDU, Lista Serbe, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Fjala, Nova Demokratska Stranka – NDS, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (IPRK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, Kosovski Savez, Nisma Socialdemokrate – NISMA.
Iniciativat qytetare: Për Socialdemokratët e Ashkalinjëve, Iniciativa Qytetare për Kosovë.
Kandidatët e pavarur: Nedźmidin Sejdilar.
Deri më 7 dhjetor 2025, këto subjekte politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që kanë aplikuar për certifikim deri në përfundim të afatit, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Përleshje fatale mes familjarëve në Prizren – 27-vjeçari humb jetën
Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale ku arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte (Video)
Uniforma policore serbe dhe armë gjenden gjatë bastisjeve në aksionin ku u arrestuan pesë persona, të dyshuar për krime lufte
Pesë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale për rastin “Reçaku II”