Prishtinë, 30 nëntor 2025 10:18
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot, më 30 nëntor, përfundojnë tre afate të rëndësishme zgjedhore për subjektet politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Këto afate përfshijnë:
Aplikimin e subjekteve politike për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje;
Deklarimin e koalicioneve nga partitë politike;
Njoftimin e mospjesëmarrjes në zgjedhje nga partitë politike.
Procesi ka nisur më 24 nëntor dhe do të mbyllet sonte, e diel, 30 nëntor 2025, në orën 23:59. KQZ ka rikujtuar subjektet se afati është i pakalueshëm dhe të gjitha kërkesat e paraqitura pas kësaj ore nuk do të pranohen.
Aplikimi dhe paraqitja e dokumentacionit kryhen online përmes platformës zyrtare të KQZ-së, e cila është vënë në dispozicion për të lehtësuar procedurat dhe për të shmangur vonesat eventuale.
Afatet për certifikim dhe deklarimin e koalicioneve përbëjnë një prej fazave më të rëndësishme të përgatitjes së zgjedhjeve, pasi përcaktojnë qartë subjektet që do të jenë pjesë e garës dhe konfigurimin e mundshëm politik para votimit.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it