Mitrovicë e Veriut, 23 nëntor 2025 09:28
Mitrovica e Veriut së shpejti do të vendosë një lidhje të re ndërkombëtare — kësaj radhe me Komunën Wylie nga shteti amerikan i Teksasit. Propozimi për nënshkrimin e bashkëpunimit ndërkomunal, të cilin kryetari i komunës ia ka dërguar Kuvendit Komunal, parashikon krijimin e një bashkëpunimi formal, institucional dhe zhvillimor me këtë qytet teksasian që po rritet me shpejtësi.
Sipas propoozimit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, qëllimi është forcimi i marrëdhënieve partnere, shkëmbimi i përvojave në fushat e vetëqeverisjes lokale, projekteve zhvillimore, arsimit, kulturës, digjitalizimit dhe ekonomisë. Pritet që bashkëpunimi të realizohet përmes iniciativave të përbashkëta, vizitave zyrtare dhe shkëmbimit të ekspertëve.
Në vendim thuhet se kryetari i komunës dhe administrata komunale do të jenë përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve të dakorduara, ndërsa bashkëpunimi hyn në fuqi pas konfirmimit të ligjshmërisë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ky hap paraqet përpjekjen e Mitrovicës së Veriut për të ndërtuar lidhje të reja ndërkombëtare dhe për t’u hapur drejt partneriteteve jashtë rajonit, gjë që mund të kontribuojë në mundësi zhvillimore dhe projekte të reja në vitet e ardhshme.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit