Mitrovicë Jugore, 01 Korrik 2025
Sot pasdite pritet të nisë puna për ndërtimin e dy urave mbi Ibër, të cilat parashihen të bëhen paralelisht me atë kryesoren, ka mësuar Gazeta Express.
Plani për këto ura erdhi menjëherë pas themelimit të Bordit të Përbashkët mes Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Themelimi i këtij bordi u përkrah nga Qeveria në detyrë e Albin Kurtit.
Më pas Lëvizja Vetëvendosje publikoi projektin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës.
“Ky projekt do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe do të shërbejnë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të qytetit”, tha partia e Kurtit.
Në reagim të këtij lajmi, Bashkimi Europian në një përgjigje për Gazetën Express tha se as s’është në dijeni as s’është i përfshirë në projekt
Bashkimi Europian tha se çdo vendim për ndërtim lidhur me këtë urë duhet të bëhet me kujdes dhe duke përfshirë komunitetet.
“BE-ja as nuk është në dijeni dhe as e përfshirë në këtë projekt. Çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse duke përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet e prekura”, ka thënë një zëdhënësi i BE-së për Express.
Po ashtu, Bashkimi Europian disa ditë më pas ka konfirmuar se janë duke kryer një vlerësim rutinë të strukturës së Urës së Ibrit dhe duke bërë një studim të planit urban në hapësirat rreth Urës marrë parasysh kohën që ka kaluar që nga finalizimi i revitalizimit të Urës.
Për këto testime, një zëdhënës i BE-së i ka thënë Gazetës Express se institucionet e Kosovës kanë qenë në dijeni.
“Autoritetet e Kosovës janë informuar siç duhet paraprakisht”, ka thënë një zëdhënës i BE-së për Express.
Ky vlerësim për strukturën e Urës së Ibrit, thotë ky zëdhënës i BE-së, nuk sinjalizon ndryshimin e status-quos sa i përket Urës së Ibrit, por ka për qëllim të sigurojë që çfarëdo vendimi lidhur me të ardhmen e Urës të jetë i bazuar në të dhëna të sakta.
“Ky vlerësim nuk sinjalizon ndonjë ndryshim në status quo-në, por synon të sigurojë që çdo vendim në lidhje me të ardhmen e urës të bazohet në të dhëna teknike të azhurnuara, të sakta dhe objektive”, ka shtuar tutje për Express ky zëdhënës i Bashkimit Evropian.
Lidhur me të ardhmen e Urës së Ibrit nga Brukseli thonë se BE është duke u koordinuar ngushtë me partnerët e saj dhe kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës të përmbahen nga çfarëdo vendimi i pakoordinuar, përfshirë edhe synimin për ndërtimin e dy urave të reja ngjitur me Urën kryesore.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit