Në seancën e 40-të të rregullt të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, të mbajtur nën drejtimin e kryesueses Vesa Broja dhe në prani të kryetarit Bedri Hamza, është miratuar zyrtarisht Harta Zonale Komunale për periudhën 2023–2031, pas korrigjimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, njofton Mitropol.
Ky vendim u mor pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) konstatoi se vlerësimi paraprak për mosmiratim kishte qenë i pasaktë. Sipas MAPL-së, numri i votave në seancën paraprake ka qenë i mjaftueshëm për miratimin e dokumentit.
Seanca vijoi me shqyrtimin dhe miratimin e pikave të tjera të rendit të ditës, përfshirë:
Kornizën Afatmesme të Buxhetit 2026–2028
Raportin e punës së Kryetarit për vitin 2024
Raportin financiar për periudhën janar–mars 2025
Disa ndryshime në përbërjet e komisioneve komunale

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit