Washington 28.06.2025
Senati i dominuar nga Republikanët ka refuzuar të premten që të miratojë propozimin e nisur nga Demokratët për ta bllokuar presidentin amerikan, Donald Trump, nga përdorimi i forcës së mëtejme ushtarake kundër Iranit, disa orë pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte thënë se po e konsideron që ta bombardojë përsëri Republikën Islamike.
53 senatorë votuan kundër rezolutës, ndërsa 47 votuan pro saj, për kufizimin e kompetencave të luftës, e cila do ta detyronte Trumpin që të kërkonte miratimin e Kongresit për të vazhduar sulmet kundër Iranit.
Votat ishin kryesisht në vijë me qëndrimet partiake, me përjashtim të senatorit demokrat nga Pensilvania, John Fetterman, që kishte votuar kundër dhe të senatorit republikan nga Kentucky, Rand Paul, që kishte votuar pro.
Senatori Tim Kaine, nismëtari i kësaj rezolute, ka tentuar që për disa vite me radhë ta zgjerojë autoritetin e Kongresit në çështjet e lidhura me shpalljen e luftës.
Kaine ka thënë se përpjekjet e tij të fundit nënvizojnë se Kushtetuta amerikane i jep të drejtë Kongresit, e jo presidentit, që të shpallë luftë dhe kërkon që çdo armiqësi me Iranin të autorizohet në mënyrë të qartë me anë të një deklarate lufte ose me autorizim specifik për përdorimin e forcës ushtarake.
“Nëse mendoni se presidenti duhet të vijë në Kongres, pavarësisht nëse jeni pro apo kundër një lufte me Iranin, do të mbështesni Rezolutën e Përbashkët 59 të Senatit, do të mbështesni Kushtetutën që i ka rezistuar kohës”, ka thënë Kaine në një fjalim para fillimit të procesit të votimit.
Ligjvënësit kanë kërkuar më shumë informacion në lidhje me sulmet e fundjavës së SHBA-së ndaj Iranit dhe gjendjen e rezervave të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë të Republikës Islamike.
Të premten, Trumpi kishte kritikuar liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke hequr dorë njëkohësisht nga planet për të zbutur sanksionet ndaj Iranit, si dhe bëri të ditur se do ta konsideronte përsëri bombardimin e tij, në rast se Teherani vazhdon të pasurojë uraniumin në nivele shqetësuese.
Komentet e presidentit amerikan janë si kundërpërgjigje e prononcimit të parë të Khameneit që prej përfundimit të konfliktit 12-ditor me Izraelin.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit