Beograd, 26 Qershor 2025
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një takim që ka mbajtur me disa përfaqësues të studentëve serbë, ka folur mes tjerash edhe për bombardimin e Jugosllavisë dhe regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1999 nga NATO, veprim ky që rezultoi me çlirimin e Kosovës. Presidenti serb i cili vazhdon të mbajë lidhjet e tij të ngushta me Vladimir Putninin, ka thënë se bazuar në përvojën e tij politike, ka parë që në botën moderne, edhe kur shkelet ndonjë parim me vetëdije, ekziston një detyrim moral “që sulmin ndaj një vendi apo ndonjë veprim tjetër të kundërligjshëm” që merrej në plan ndërkombëtar, të jepej një justifikim.
Sipas kreut të shtetit serb, bota moderne tregonte se kishte gjetur arsye të mjaftueshme për ta ndërmarrë një veprim dhe se i njëjti ishte i harmonizuar me normat juridike “edhe nëse kjo nuk ishte plotësisht e vërtetë”
“Me pak fjalë dua t’ju them diçka që e kam vërejtur si një veteran politik dhe që mund t’ju vlejë. Në botën moderne, deri vonë, të gjithë i referoheshin njëfarë të drejte dhe njëfarë parimi. Edhe kur i shkelnin me vetëdije, ekzistonte një lloj detyrimi moral që sulmin ndaj një vendi, apo ndonjë veprim tjetër të kundërligjshëm në planin ndërkombëtar që ndërmerrnin, ta justifikonin. Të tregonin se kishin gjetur arsye të mjaftueshme për të ndërmarrë diçka dhe se e kishin harmonizuar atë me normat juridike – edhe nëse kjo nuk ishte plotësisht e vërtetë”, ka thënë Vuçiq para studentëve serbë, shkruan Gazeta Express.
Tutje në fjalimin e tij, Vuçiq thotë se në vitin 1999 Jugosllavia ishte bërë “një precedent”, por që sipas tij s’ka pasur jehonë të fuqishme në të gjithë botën, meqë Perëndimi ishte aq dominues politikisht e ekonomikisht sa që zëri i askujt s’mund të dëgjohej. Duke goditur Perëndimin, Vuçiq thotë se në atë kohë askush nuk e kishte menduar se një ditë do t’iu kthehej bumerang ajo çfarë kanë bërë më 1999.
“Kjo filloi në vitin 1999, kur Serbia, përkatësisht Republika Federale e Jugosllavisë në atë kohë, u bë shembulli i parë, një precedent, por që nuk pati jehonë të fuqishme në të gjithë botën, sepse i ashtuquajturi “botë liberale”, pra hemisfera perëndimore, ishte aq dominuese politikisht dhe ekonomikisht, saqë askush nuk mund të dëgjohej, e as të mendonte se një ditë kjo do t’u kthehej si bumerang. Sot, po u kthehet”, ka thënë tutje Vuçiq./GazetaExpress/

Përshkallëzohen luftimet në Jemen
Trump: Lufta me Iranin përfundon këtë vit
NATO pengon stërvitjen ruse për sabotimin e kabllove nënujore
25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA
Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur
Raportohet se aeroplani i Zelenskit u godit nga një dron gjatë ngritjes nga Moldavia
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it