Prishtinë 28 Tetor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që kufiri i sipërm i shpenzimeve për fushatën zgjedhore në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash të jetë 2 milionë e 633 mijë e 344 euro.
Vendimi, i marrë me procedurë qarkulluese në mbledhjen e kryesuar nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bazohet në listën e votuesve brenda vendit, e cila përmban 1 milion e 316 mijë e 672 votues, duke përcaktuar kufirin prej 2 eurosh për çdo votues të regjistruar.
Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e raundit të dytë do të zhvillohet nga 3 deri më 9 nëntor 2025, deri në orën 06:59 të mëngjesit.
Sipas vendimit të KQZ-së, subjektet politike nuk mund ta tejkalojnë shumën e përcaktuar të shpenzimeve në komunat ku garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Përleshje fatale mes familjarëve në Prizren – 27-vjeçari humb jetën
Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale ku arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte (Video)
Uniforma policore serbe dhe armë gjenden gjatë bastisjeve në aksionin ku u arrestuan pesë persona, të dyshuar për krime lufte
Pesë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale për rastin “Reçaku II”