Kllokot, 31 tetor 2025
Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë e Gjilanit ka ndaluar të pandehurin D.K. dhe ndaj tij ka kërkuar masën e paraburgimit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D.K. në cilësinë e drejtorit në një shkollë, gjatë dy muajve të fundit, shtator dhe tetor, ka kërcënuar të dëmtuarën, mësimdhënëse në atë shkollë, se si të votojë dhe e ka detyruar në përcaktimin në votim për subjektin politik ‘’Lista Serbe’’.
Në të kundërtën, viktima u kërcënua se do të përballet me pasoja, si procedura disiplinore, largim nga puna si dhe pasoja tjera socialo-ekonomike, në lidhje me zgjedhjet komunale në Komunën e Kllokotit.
I njëjti me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it