Prishtinë, 21 tetor 2025
Gjykata Supreme e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arber Emini, duke prishur vendimin e mëparshëm të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me numër ZL.Anr.205/2025, të datës 15 tetor 2025.
Me këtë vendim, çështja i kthehet PZAP-it për rivendosje.
Sipas materialeve të shqyrtuara nga Gjykata, Emini kishte dorëzuar ankesë në PZAP më 13 tetor, duke pretenduar se “më 12 tetor 2025, gjatë Zgjedhjeve Lokale në Kllokot, Serbia ka ndërhyrë në sistemin zgjedhor në Komunën e Kllokotit, duke fabrikuar dëshmi mjekësore serbe të strukturave paralele për t’u shfrytëzuar votuesit me asistencë të përdorin këtë vërtetim mjekësor”.
Megjithatë, PZAP e kishte hedhur poshtë ankesën e tij, me arsyetimin se ajo nuk kishte të bënte me procesin zgjedhor në ditën e votimit, por me rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja.
Gjykata Supreme ka vlerësuar se PZAP ka gabuar në interpretimin e natyrës së ankesës, duke konstatuar se pretendimet e Arber Eminit kanë të bëjnë pikërisht me parregullsi gjatë ditës së votimit, e jo me rezultatet zgjedhore, siç kishte pretenduar PZAP në vendimin e saj.
“PZAP, gabimisht ka vendosur kur e ka hedhur poshtë ankesën e ankuesit, për faktin se nga pretendimet që dalin nga ankesa, i njëjti është ankuar për procesin dhe parregullsitë gjatë ditës së votimit dhe jo kundër rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ,” thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.
Për pasojë, Gjykata ka urdhëruar që në rivendosje PZAP të shmangë shkeljet e evidentuara dhe të trajtojë në mënyrë meritore ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Kllokotit.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë
“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 prej tyre në mungesë
Milanoviq: Pretendime të pakuptimta se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten të sulmojnë Serbinë