Prishtinë 18 Tetor 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 16:00 të ditës së sotme, aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit janë përmbyllur në 36 komuna.
Bëhët fjalë për komunat si: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan, Ranillug, Partesh (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas, Vushtrri (e enjte), Gjakovë, Graçanicë dhe Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Pejë, Kllokot, Leposaviq (e premte), Gjilan dhe Malishevë (e shtunë).
Prishtina dhe Prizreni mbeten komunat që ende nuk kanë përmbyllur verifikimin e rezultateve nga zgjedhjet për kryetarë dhe ato për asamble.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se janë verifikuar rezultatet për 2,499 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë si dhe rezultatet për Kuvende Komunale nga 2,500 vendvotime.
“Nga po kaq vendvotime, 2,500, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. ra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 4,999”.
Sa i përket procesit të numërimit të votave nga diaspora, i realizuar përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor, Elezi tregoi se është duke vazhduar..
Sipas tij, gjatë ditës së parë janë janë numëruar 32 kuti në të cilat janë të vendosura pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 23 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.
Më 12 tetor, Kosova votoi për zgjedhjen e 38 kryetarëve të komunave.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Përleshje fatale mes familjarëve në Prizren – 27-vjeçari humb jetën
Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale ku arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte (Video)
Uniforma policore serbe dhe armë gjenden gjatë bastisjeve në aksionin ku u arrestuan pesë persona, të dyshuar për krime lufte
Pesë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale për rastin “Reçaku II”