Prishtinë 21 Tetor 2025
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 21 tetor 2025, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (16:00 në Kosovë).
Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.
Ministrja Gërvalla do të raportojë për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës, për rezultatet, sfidat dhe prioritetet e reformave gjithëpërfshirëse, sidomos në sundimin e ligjit, performancën ekonomike dhe fuqizimin institucional.

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të dyshuara të së paku 23 individëve
Zelenksy tha se nuk e njeh Kosovën, protestuesit në Tiranë i ndryshojnë emrin rrugës “Ukraina e lirë”
Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Prokuroria: Hetimet dëshmojnë rolin kyç të Serbisë në përgatitjet për sulmin terrorist në Banjskë
Sinani: Raporti i KE-së konfirmon përkeqësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Haxhiu sot pret në takim kryetarin e KQZ-së pas shpërndarjes së Kuvendit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000