Zubin Potok 20 Tetor 2025
Policia në Zubin Potok ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe gjueti e kundërligjshme
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se më datë 19.10.2025, rreth orës 12:30, zyrtarë nga Pylltaria e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Kërligatë, komuna Zubin Potok, kanë hasur në një automjet në të cilin gjendeshin tre persona të dyshimtë: V.H (1993), F.S(1997). dhe V.S(1990).
“Pas një mosmarrëveshjeje verbale ndërmjet palëve, zyrtarët e pylltarisë (viktimat) janë paraqitur në stacionin policor për të dhënë deklaratën e tyre, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në SP Zubin Potok, ku vullnetarisht kanë dorëzuar armët si në vijim: 3 pushkë gjuetie, 1 pistoletë, 25 fishekë të armëve përkatëse, 1 radio dore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç thuhet në njoftim nga hetimet fillestare është konstatuar se në atë zonë nuk lejohet të bëhet gjueti, pasi e njëjta është zonë e mbrojtur.
Me urdhër të prokurorit kompetent, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë inicuar rastet për veprat penale: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Gjueti e kundërligjshme.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021