Prishtinë, 20 tetor 2025
Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet në komunikacionin rrugor edhe më tej shkaktojnë numër të madh të vdekjeve.
Vetëm në shtatëmujorin e parë të këtij viti, policia ka evidentuar 13 mijë aksidente me 58 të vdekur. Për policinë i vazhdueshëm mbetet apeli qe pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes me shpejtësinë, ndërkohë që është vërejtur një rritje në numrin e tiketave të shqiptuara.Raportet e policisë janë alarmante. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 27 aksidente trafiku, një me fatalitet, e tjera me shumë të lënduar dhe 37 me dëme materiale.
Ekspertë të komunikacionit nënvizojnë se në shkaktimin e aksidenteve ndikojnë mosndërgjegjësimi i drejtuesve të automjetit për ngasje në bazë të kushteve atmosferike dhe rrethanave në trafik.Në sezonin vjeshtor, zakonisht i kemi disa elemente të faktorit incident, por edhe sigurisht edhe të faktorit rrugë, edhe që ndikojnë këto elementet e të reshurave atmosferike, ose elementi i sipërfaqes rrugore. Ne duhet me pas një kujdes të shtuar edhe gjatë drejtimit të automjeteve, në këto rrethana, të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e automjeteve, duhet patjetër që ta kenë parasysh, që ta drejtojnë automjetin në bazë të kushteve të krijuara, t’u e pasparasysh edhe kushtet atmosferike, pastaj rruga e lagur, pastaj kemi të bëjmë edhe me dukshmërinë e zvogëluar. Këto janë tri elemente të cilat edhe shkaktojnë aksidente më të shpeshta”, tha Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit.
Duke folur për elementet e faktorit njeri, eksperti i komunikacionit vë në pah se shpejtësia deri në 95% të rasteve, na sjell tek aksidentet me fatalitet.Në këtë muaj, ose edhe komplet në vjeshtë, kemi parasysh që edhe rritet numri i aksidenteve, por shpresoj që mos të kemi aksidente me fatalitet. Në qoftë se flasim për elementet e faktorit njëri, shpejtësia është ajo që 90 deri në 95 %, të rasteve na sjellin edhe tek aksidentet me fatalitet ose edhe aksidentet me lëndime të rënda trupore brenda kushteve që i përmenda”, ka shtuar Dedaj

Me patentë-shofer të falsifikuar nga Serbia tentoi ta konvertonte në RKS, policia nis hetimet
Punëtori humb jetën pasi bie nga ndërtesa në Gjakovë
Nga aktakuza për terrorizëm te vila milionëshe: Çfarë fshihet pas ndërtimeve të Milan Radoiçiqit në Beograd?
Vrasja e Liridonës- Naim Murseli e Granit Plava dënohen me burg të përjetshëm, Kokalla me 30 vite burg
Arrestohet dy shtetas të Serbisë për kalim ilegal të kufirit
Sveçla: Goditje e fortë krimit – 26 të arrestuar dhe 150 mijë euro të sekuestruara
Mijaçiq: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë
Dislokimi i FSK-së në Gaza, Mehaj: Misionet forcojnë rrugën drejt NATO-s, Kosova po bëhet faktor global i sigurisë
MINTI cakton çmimet tavan të derivateve të naftës për sot