Prishtinë 17 Tetor 2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkruar rreth ekspozitës me fotografi të Afrim Hajrullahut “Kosovarja” e hapur mbrëmë në Kino Armata, i cili përmes imazheve fotografike ka shfaqur historinë e grave të Kosovë gjatë viteve të ‘90-ta.
Kreu në detyrë i qeverisë ka thënë se kjo është ekspozitë mbi rrëfimin e grave dhe vajzave që kanë mbajtur mbi supe historinë e vendit.
“Fotografitë e viteve ‘90 që na flasin për dhembjen e dinjitetin e qëndresës. Atë fuqi të tyre keni mundësi që edhe sonte përmes fotografive, porsi dokumentar ta shihni prej orës 19:00 deri në 23:00, në Kino Armata, në Prishtinë. Mbështetja institucionale për ngjarjet që ruajnë historinë do të vazhdojë, sepse kujtesa kolektive është përgjegjësi e përbashkët”, ka shkruar Kurti.
Më herët, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku shkroi se cikli me fotografi, që përfshinë një periudhë të gjatë të karrierës së Afrim Hajrullahut, është dëshmi e qëndresës dhe rezistencës së popullit, që tregohet përmes figurës së gruas.
Çeku e quajti këtë, testament i fuqishëm i artit si mjet për të treguar historinë dhe të vërtetën.

“Summer Culture” sjell në Kosovë artistë nga vende të ndryshme të botës
Përmbyllet edicioni i 18-të i PriFest, ndahen çmimet kryesore
Mitrovica International Jazz Days: Edicioni i katërt sjell emra të njohur botërorë
“Dua” rikthehet në Prishtinë me rrëfimin e luftës
Kalaja e Prizrenit rihapet pjesërisht për vizitorë
“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë, ekspozitë në nderim të luftës së UÇK-së
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize
Foda publikon listën zyrtare të Kosovës, shumë risi dhe mungesa të mëdha