Mitrovicë Veriore, 26 Qershor 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri ka organizuar një fushatë vetëdijesuese në hapësirat publike të qytetit, me qëllim informimin e qytetarëve dhe kandidatëve potencialë për konkursin e pranimit të zyrtarëve të rinj policorë.
Fushata po zhvillohet në zonat e Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, ku janë shpërndarë fletushka dhe materiale promovuese që inkurajojnë aplikimin në Policinë e Kosovës.
Në kuadër të fushatës, zyrtarë policorë nga Mitrovica Veri dhe Mitrovica Jug kanë zhvilluar takime me kandidatët nga komunitete të ndryshme, duke ofruar informacione të detajuara mbi kriteret, procedurat e aplikimit dhe fazat e testimit.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit