Prishtinë, 14 tetor 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
KQZ bën të ditur se tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.
“Sipas të dhënave të evidentuara nga ky proces, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale 2025 ishte 43,933 shtetas, ndërkaq periudha e votimit kishte filluar më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor 2025.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Balidemaj: Siguria në Kosovë mbetet e rëndësishme për Gjermaninë
Begaj: Bostoni, mbështetje e fortë për Shqipërinë e Kosovën
Haxhiu shpreh solidaritet me popullin amerikan pas sulmit në Uashington
Një fëmijë bie në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret me shenja jete