Prishtinë, 14 tetor 2025
Nga ora 16:00 ka nisur numërimi i votave edhe në tri Qendrat Komunale të Numërimit, në Prishtinë, Podujevë e Kllokot të cilat gjatë ditës së sotme patën probleme me internetin.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, derisa ka bërë të ditur se procesi i numërimit ka përfunduar në Qendrat Komunale të Numërimit në Junik, Zveçan e Mamushë, ndërsa të hënën në mbrëmje ky proces është përmbyllur edhe në Han të Elezit.
“Ju njoftoj se sipas informacioneve që kemi pranuar nga komuna të ndryshme, po vazhdon procesi i paraparë në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit. Në ora 16:00 ka përfunduar procesi në tri prej tyre, në Junik, Mamushë e Zveçan, ndërkaq në Han të Elezit është mbyllur të hënën e =në mbrëmje. Nga ora 16:00 ka filluar puna edhe në tri Qendrat Komunale të Numërimit, Prishtinë, Podujevë e Kllokot”, bëri të ditur Elezi në konferencë për media.
Tutje, ai tha se sipas informacioneve që kanë nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 16:00 të ditës së sotme, janë verifikuar rezultatet për 550 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 334 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 334, tregoi Elezi në konferencë para gazetarëve se janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.
Ka bërë të ditur se në platformën e KQZ-së kanë filluar të prezantohen rezultatet nga QKN-të ku përfshihen rezultatet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale, dhe votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Haxhiu shpreh solidaritet me popullin amerikan pas sulmit në Uashington
Një fëmijë bie në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret me shenja jete
FSK-ja forcon kapacitetet: Oficerët kosovarë diplomojnë me sukses në akademitë e NATO-s
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komisionin e Provimit të Jurisprudencës