Beograd 13 Tetor 2025
Sekretari i përgjithshëm i partisë “Serbia Qendër-Zemra””, Stefan Janjiq, akuzoi sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ka shkelur rëndë nenin 111 të Kushtetutës, sipas të cilit “presidenti i Republikës shpreh unitetin shtetëror”, duke i ndarë serbët në Kosovë në “tanët” dhe “të tyre”.
“Prej nga Vuçiqi e merr të drejtën që, edhe pse nuk është person i autorizuar, një listë ta shpallë ‘të vetën’, ndërsa një serb tjetër ta konsiderojë ‘të huaj’? Me këtë ai thellon ndarjet në popull, apo ndoshta mendon se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë, prandaj kërkon që përmes një liste të ketë ‘të vetën’ atje”, ka deklaruar Janjiqi në një njoftim me shkrim, pas paraqitjes së mbrëmshme të Vuçiqit në programin e Televizionit “Pink”, lidhur me zgjedhjet lokale në Kosovë.
Janjiqi theksoi se, falë thirrjes së Vuçiqit për bojkotimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2023, “shqiptarët qeverisën në katër komuna në veri të Kosovës, pasi u shfuqizuan të gjitha institucionet serbe, ndërsa, po ashtu, falë urdhrit të tij, serbët u larguan në vitin 2022 edhe nga institucionet kosovare, përfshirë edhe policinë, me çka ai më pas mburrej publikisht.”
“Pas sulmeve ndaj studentëve dhe pjesëmarrësve në protesta në mbarë Serbinë, si dhe me mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe vizitat nëpër ‘çakëllendet’ e SNS-së, Vuçiqi tani me deklaratat e tij për zgjedhjet në Kosovë po tregon të kundërtën e asaj që shkruan në nenin 111 të Kushtetutës – në vend që të shprehë unitet, ai shpreh përçarje dhe madje krenohet publikisht me këtë. Po të kishte qoftë edhe pak moral, do të jepte dorëheqje”, ka shtuar Janjiqi, sipas njoftimit të partisë “Zemra””.

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Prokuroria: Hetimet dëshmojnë rolin kyç të Serbisë në përgatitjet për sulmin terrorist në Banjskë
Sinani: Raporti i KE-së konfirmon përkeqësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Haxhiu sot pret në takim kryetarin e KQZ-së pas shpërndarjes së Kuvendit
Policia: Kampi “Enver Zymeri” i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme
FSK-ja viziton shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman
Ministria e Arsimit ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës
Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve
Publikohet lista preliminare e të vrarëve dhe të zhdukurve në luftë
Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok