Prishtinë, 13 tetor 2025
Në prag të ndeshjes Suedi – Kosovë, presidenti i FFK-së, Agim Ademi së bashku me delegacionin e FFK-së ishin pjesë e drekës së shtruar nga presidenti i Federatës Suedeze të Futbollit, Simon Åström.
Presidenti i FFK-së ka njoftuar se në këtë takim mori pjesë edhe miku i tij, Karl-Erik Nilsson, kryetar i Komitetit HatTrick të UEFA-s, pjesë e të cilit është edhe vet Ademi si dhe personalitete të larta të Geteborgut.
“Presidenti Åström më falënderoi për mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë muajin e kaluar, ndërsa së bashku ritheksuam raportet e shkëlqyera miqësore mes federatave dhe vendeve tona. Ndërkaq, miku im Nilsson vlerësoi përkushtimin tim për zhvillimin e futbollit në Kosovë përmes projekteve të shumta të përfituara nga UEFA. I falënderova miqtë suedezë për mikpritjen, bashkëpunimin e sinqertë dhe shpreha mirënjohjen për integrimin shembullor të bashkatdhetarëve tanë në Suedi ndër vite. Në fund, shkëmbyem dhurata simbolike dhe uruam që sonte të shohim një ndeshje të bukur dhe të denjë për frymën sportive që na bashkon”, ka shkruar Ademi në facebook.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë