Prishtinë, 13 tetor 2025
Kombëtarja e Kosovës e ka përmbyllur ciklin stërvitor në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Suedisë, që zhvillohet të hënën në Goteborg.
Përzgjedhësi Franco Foda punoi kryesisht në aspektin taktik, duke provuar detajet e lojës me të cilën synon të paraqitet në këtë sfidë.
Stërvitja ishte pa ngarkesa të mëdha fizike, ndërsa atmosfera brenda grupit mbetet mjaft pozitive dhe futbollistët janë maksimalisht të motivuar.
Nga grumbullimi është liruar Elvis Rexhbeçaj, i cili nuk arriti të rikuperohet plotësisht nga lëndimi i pësuar në ndeshjen kundër Sllovenisë.
Sonte do të zhvillohet edhe dueli i radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, përballë Suedisë, nga ora 20:45.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte