Prishtinë 9 Tetor 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se për të mundësuar votimin me kusht në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, në çdo komunë është caktuar nga një Qendër Votimi.
Pra, më 12 tetor, do të hapen 38 Qendra Votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime.
KQZ ka njoftuar se në Zgjedhjet Lokale votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ.
“KQZ mundëson votimin me kusht për votuesit të cilët e kanë emrin në listën votuese, por për arsye objektive nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të rregullt. Numërimi i votave me kusht bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, disa ditë pas ditës së zgjedhjeve, pas përfundimit të procedurave të parapara”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Aksioni i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale gjatë aksionit të sotëm ku u arrestuan 5 persona të dyshuar për kriime lufte (Video)
Uniforma policore serbe dhe armë gjenden gjatë bastisjeve në aksionin ku u arrestuan pesë persona, të dyshuar për krime lufte
Pesë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale për rastin “Reçaku II”
Aksion i hershëm i Policisë së Kosovës, në shënjestër të dyshuar për krime lufte