Prishtinë 9 Tetor 2025
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur tubim elektoral në Fushë Kosovë së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj komune nga VV, Valon Prebreza.
Sipas Kurtit, krejt qytetit dhe fshatrat e komunës e kërkojmë ndryshimin e qeverisjes lokale,
“Fushë Kosova frymon VETËVENDOSJE!. Krejt qyteti dhe fshatrat anembanë komunës, e përkrahin, e duan, e kërkojnë ndryshimin e qeverisjes lokale, i cili do vijë pas 12 tetorit, me Valon Prebrezën kryetar. Në Fushë Kosovë ka pasur për vite me radhë ndërtime dhe qeverisje lokale pa plan. Rezultati është një Fushë Kosovë me infrastrukturë të dobët, me mungesë të hapësirave publike dhe me zhvillim të pabarabartë midis qytetit dhe fshatrave”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Tutje kryeministri në detyrë premtoi se me qeverisjen e re në Fushë Kosovë do të ndërtohen QKMF të reja, çerdhe të reja, sheshi e banime të përballueshme sociale.
“Me qeverisjen e re, Fushë Kosova do të transformohet në komunë që ndërmerr politika lokale për zhvillim të planifikuar: ndërtim të sheshit të qytetit e hapësirave të gjelbra, ndërtim të QKMF-së të re, çerdheve të reja e banim të përballueshëm e social”, tha Kurti.
“Valoni do t’i zgjidhë problemet e ngrohtores dhe ujit të pijes, si çështje jetike e me ndikim të drejtpërdrejt në përditshmërinë e banorëve. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e sheh politikën dhe udhëheqjen si privilegj, por si shërbim ndaj shoqërisë e të gjithë qytetarëve pa dallim. E më 12 tetor, në Fushë Kosovë, e votojmë Valon Prebrezën, listën tonë për Kuvend Komunal dhe numrin 105”, tha Kurti.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë
“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 prej tyre në mungesë
Milanoviq: Pretendime të pakuptimta se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten të sulmojnë Serbinë