Graçanicë, 7 tetor 2025
Tashmë që kanë mbetur edhe 5 ditë deri te zgjedhjet lokale, kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre politik në nivelin lokal për mandatin 4 vjeçar, ekziston një kandidat për kryetar të komunës që ka bërë bashkë partitë rivale, deputetë të të cilave i kanë dal në përkrahje kandidaturës së tij.
Leutrim Ajeti nga Aleanca Shqiptare, me kandidaturën e tij për kryetar të Graçanicës – komunë deri sot e udhëhequr nga Lista Serbe, ka bërë që të tejkalohen ndasitë e partive politike.
Në tubimin që kjo aleancë ka mbajtur mbrëmë, kanë qenë të pranishëm edhe deputetet e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca (Lëvizja Vetëvendosje), ish-kryetar i Kuvendit, dhe Mergim Lushtaku (PDK), të cilët tashmë publikisht i kanë dal në përkrahje Ajetit.
Duke qenë nënkryetar i kësaj komune gjatë këtij mandati – pozitë që e kishte ushtruar me profesionalizëm dhe përgjegjësi duke u shërbyer me dinjitet të gjithë qytetarëve, Ajeti po fiton terren dhe është në rrugë të mbarë për të arritur synimin e dëshiruar – jo vetëm nga ai, por edhe nga qytetarët e komunës së Graçanicës.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë
“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 prej tyre në mungesë
Milanoviq: Pretendime të pakuptimta se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten të sulmojnë Serbinë