Zyra e ngarkuar për propagandë armiqësore kundër Kosovës, e ashtuquajtura zyre serbe për Kosovën, të cilën e udhëheq Petar Petkoviq, ka kumtuar se, “me urdhër të kryeministrit në mandat teknik, Albin Kurti, gjatë natës është dëbuar edhe një serb nga Kosova”. Siç thuhet, bëhet fjalë për Aleksandar S. (34) nga Brezovica, afër Shtërpcës, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Banjë të Nishit.
Sipas kësaj zyre, Aleksandar S. është ndaluar dje pasdite në pikën kufitare në Elez Han, ndërsa po kthehej nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.
“Gjatë natës edhe ai, përmes të njëjtit mekanizëm që Prishtina ka aplikuar dy javët e fundit, është dëbuar nga Kosova dhe aktualisht ndodhet në Serbi. Ai është polici i njëmbëdhjetë i Serbisë që dëbohet nga shtëpia e tij me “vendim të njëanshëm, joligjor dhe ilegjitim” të Albin Kurtit”, pretendohet në këtë propagandë.
Më tej theksohet se vazhdon politika e përndjekjes së policëve të Serbisë nga Kosova, të cilëve, sipas kësaj tyre, “në këtë mënyrë u shkelen të drejtat themelore të njeriut, të garantuara nga shumë konventa ndërkombëtare”, ndërkohë që nuk marrin asnjë mbrojtje nga misionet ndërkombëtare, të cilat “supozohet” të garantojnë respektimin e të drejtave të serbëve në Kosovë.
“Politika e terrorit, përndjekjes dhe hakmarrjes ndaj popullsisë serbe të Kosovës është boshti i politikës antiserbe të Albin Kurtit, i cili para syve të botës po zbaton një politikë të spastrimit etnik dhe ndërmerr hapa që çojnë në përshkallëzim, në vend që të angazhohet për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve”, përfundon kjo propagandë e radhës e zyrës së Petkoviqit.

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të dyshuara të së paku 23 individëve
Zelenksy tha se nuk e njeh Kosovën, protestuesit në Tiranë i ndryshojnë emrin rrugës “Ukraina e lirë”
Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Prokuroria: Hetimet dëshmojnë rolin kyç të Serbisë në përgatitjet për sulmin terrorist në Banjskë
Sinani: Raporti i KE-së konfirmon përkeqësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Haxhiu sot pret në takim kryetarin e KQZ-së pas shpërndarjes së Kuvendit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës