Gjermani 7 Tetor 2025
Një kryetare bashkie e një qyteti gjerman është plagosur rëndë pasi është therur disa herë me thikë.
Iris Stalzer, kryetarja e bashkisë Herdecker në Gjermaninë veriperëndimore, është transportuar me helikopter në spital pas një sulmi të dyshuar me thikë, shkruajnë mediat e huaja,
Kryetarja e sapozgjedhur socialdemokrate thuhet se është therur disa herë në bark dhe shpinë, sipas gazetës Bild.
Siç theksohet më tej, nëna e dy fëmijëve ka pësuar 13 plagë me thikë.
Sipas raportimeve, 57-vjeçarja thuhet se i ka thënë të birit se është sulmuar nga një grup burrash.
Ajo thuhet se është goditur me thikë pranë shtëpisë së saj përpara se të tërhiqej zvarrë brenda, sipas gazetës gjermane Welt.
Dhe sigurisht, policia ka nisur një kërkim për sulmuesit.
Friedrich Merz, kancelari gjerman, tha se është informuar “për një akt të neveritshëm” në Herdecke.
Znj. Stalzer u zgjodh kryebashkiake e Herdecke më 28 shtator.
Ajo mori rreth 52% të votave në qytetin e rajonit të Ruhr-it me një popullsi prej 22,500 banorësh

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti