Prishtinë 4 Tetor 2025
Luftëtari shqiptar, Florim Zendeli ka arritur një tjetër fitore të madhe në karrierën e tij, duke mposhtur egjiptianin Omar El Dafrawy në eventin PFL Champions Series: Road to Dubai – The Rematch, të zhvilluar më 3 tetor në Emiratet e Bashkuara.
Pas tre raundesh të forta, gjyqtarët vendosën unanimisht në favor të Zendelit me rezultatin 29-28, duke i dhënë atij një fitore të merituar në kategorinë Welterweight.
Ndeshja nisi me tension të lartë, kur Zendeli pësoi një prerje në kokë gjatë raundit të parë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor ai arriti të vazhdojë luftën.
Pavarësisht goditjes, kampioni shqiptar nuk e humbi fokusin dhe e mori kontrollin e duelit, duke përdorur presion konstant dhe duke e çuar shpesh kundërshtarin në tokë.
Në raundet pasuese, Zendeli tregoi përgatitjen e tij superiore fizike dhe taktike, duke dominuar përmes ‘grappling’-ut dhe tentimeve për pozicione të favorshme.
Edhe pse nuk arriti të sigurojë një përfundim me dorëzim ose nokaut, ai mbajti kontrollin e plotë të ndeshjes dhe bind gjyqtarët me paraqitjen e tij të vendosur.
Kjo fitore e forcon edhe më shumë pozitën e Florim Zendelit si një prej emrave më premtues të PFL-së.
Me një rekord tashmë prej 11 fitoreve, 1 humbjeje dhe 1 barazimi, ai vazhdon të tregojë se është një kampion i vërtetë dhe një përfaqësues i denjë i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare të MMA-së.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti