Prishtinë 4 Tetor 2025
Kombëtarja U19 e Kosovës në futboll do ta nisë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2026” më 8 tetor, me ndeshjen ndaj Norvegjisë, e cila zhvillohet nga ora 15:00.
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka publikuar listën prej 20 futbollistësh në të cilët do të mbështetet gjatë këtij raundi kualifikues.
Kosova është pjesë e Grupit 12, së bashku me Norvegjinë, Gjermaninë dhe Armeninë, ndërsa të gjitha ndeshjet e grupit do të zhvillohen në Norvegji.
Pas ndeshjes hapëse ndaj Norvegjisë, Kosova do të përballet me Gjermaninë më 11 tetor dhe me Armeninë më 14 tetor.
Sipas formatit të garës, dy ekipet e para nga secili prej 13 grupeve, si dhe përfaqësuesja më e mirë nga vendet e treta, do të kualifikohen në fazën “Elite Round”, ku i bashkohen Spanjës, e cila është e kualifikuar automatikisht. Raundi elitë do të zhvillohet në pranverën e vitit 2026, ndërsa shtatë përfaqësuese nga kjo fazë do të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun final që mbahet verën e ardhshme në Uells.
Kujtojmë se Holanda është kampione në fuqi e Evropianit U19, pas triumfit në finalen e edicionit 2024/25 ndaj Spanjës.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti