Kllokot, 3 tetor 2025
Arbër Emini ka hyrë në garë për të arritur një rezultat dhe sukses që i dedikohet shqiptarëve të Kllokotit të cilët të bashkuar mund të arrijnë gjithçka. Emini mendon se ka një frymë pozitive për të mposhtur strukturat ilegale dhe ata politikanë serb që marrin urdhra nga Serbia.
Pasi ka marrë aprovimin edhe të partive tjera politike, Arbër Emini po ndihet më rehat dhe më i relaksuar në garën e tij për të parin e komunës së Kllokotit.
Por lufta e Arbër Eminit ka edhe dimensione tjera për të arritur një rezultat të kënaqshëm dhe për të përfaqësuar në mënyrë dinjitoze shqiptarët në Kllokot.
“E kemi rastin e mirë të flasim shqip, të mendojmë shqip, të veprojmë shqip dhe të udhëheqim shqip. Gjithçka është e mundur dhe kjo varet edhe nga vullneti i çdo votuesi shqiptar e serb, që donë ta përqafojë një kandidat me synime evropiane” tha Emini.
Emini ndryshe ka finalizuar përkrahjen nga të gjitha subjektet politike dhe tani motoja e tij është: ”Të gjithë për një, një për të gjithë, të ardhmen e shkruajmë të bashkuar jo të ndarë”.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Botërori 2026, sonte tri super duele
Masakra e Reçakut: Paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për krime lufte
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime
Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit