Prishtinë, 3 tetor 2025
Përzgjedhësi Franco Foda e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026, që Kosova i luan këtë muaj. Janë kthyer Edon Zhegrova dhe Milot Rashica,, por mungon kapiteni Amir Rrahmani.
Më 10 tetor, Kosova përballet me Slloveninë në “Fadil Vokrri”, ndërsa më 13 tetor luan në udhëtim te Suedia në Goteborg.
Ndeshjet i takojnë Grupit B kualifikues.
Pas dy ndeshjeve, grupit i prin Zvicra me gjashtë pikë.
Tre pikë i ka Kosova në pozitën e dytë, ndërsa Suedia dhe Sllovenia kanë nga një pikë në vendin e tretë dhe të katërt.
Kosova e nisi ciklin kualifikues të Botërorit me humbje 4:0 në Basel nga Zvicra, ndërsa 2:0 fitoi ndaj Suedisë në Prishtinë.
Dy ndeshjet e fundit të Kosovës për këtë cikël kualifikues do të luhen në muajin e ardhshëm.
Më 15 nëntor, Kosova luan në udhëtim te Sllovenia, derisa më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Zvicrën.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti