Prishtinë, 3 tetor 2025
Shtëpia e futbollit UEFA e ka miratuar projektin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) që të gjitha stadiumet të bëhen me reflektorë, kështu shkruan kryetari Agim Ademi.
Ademi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se vendimi u miratuar në mbledhjen e Komitetit UEFA Hat-Trick, cila u zhvillua në Kaunas të Lituanisë.
“Mbledhja e radhës e Komitetit UEFA HatTrick u mbajt në Kaunas. Në këtë takim miratuam projekte të rëndësishme për federatat anëtare, mes tyre edhe projektin për instalimin e reflektorëve në stadiumet e Kosovës.
Ky investim do t’i mundësojë Superligës sonë zhvillimin e ndeshjeve edhe në orët e mbrëmjes, duke rritur shikueshmërinë, atmosferën por edhe standardet e garës.
“Krenar që projektet e FFK-së po marrin mbështetjen e plotë të UEFA-s dhe që futbolli ynë po ecën drejt kushteve gjithnjë e më moderne”, tha ai.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti