Prishtinë 2 Tetor 2025
Me rastin e fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, sot Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës fillon fushatën sensibilizuese kundër Kancerit të Gjirit.
Ministri në detyrë Arben Vitia tha se kontrollet e shpeshta në rastet e dyshimeve dhe mamografia janë shumë të rëndësishme në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje për parandalimin dhe shërimin e saj.
“Mamografia si shërbim kyç për diagnostikim vitin e kaluar shënoi një rekord në numrin e ekzaminimeve, ku pati mbi 1500 ekzaminime vetëm në nivelin tretësor shëndetësor, duke bërë të mundur diagnostikimin në faza shumë të hershme”, tha Vitia.
Vitia ritheksoi se pjesa thelbësore vazhdon të mbetet ndërgjegjësimi dhe vetëkontrolli.
Sipas tij, lajmi i mirë është se gjatë këtyre viteve ka pasur rritje në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Kurse kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha se muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është fushatë vjetore ndërkombëtare që synon edukimin për rendësin e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kacerit të gjirit të gratë dhe burrat në gjithë botën.
“Kjo fushatë nuk është vetëm e institucioneve, është e të gjithë neve e secilës e secilit prej nesh, vetëm të bashkuar si shoqëri mund të ndryshojmë statistikat dhe të shpëtojmë jetë’, tha Kurti.
Ndërsa Nafije Latifi, themeluese e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit – “Jeta Vita”, theksoi sfidat e mëdha me të cilat përballen pacientët gjatë trajtimit të kësaj sëmundjeje.
Sipas saj, pacientët hasin në kushte të pamjaftueshme trajtimi, mungesë të stafit të mesëm shëndetësor, si dhe mungesë të lokacioneve dhe aparaturave të avancuara.
“Më e dhimbshmja nga të gjitha këto është mungesa e kujdesit palativ, i cili do të duhej të lehtësonte vuajtjet e fundit të pacientëve. Ky kujdes ende mungon në mënyrë të organizuar, duke lënë të sëmurit në gjendje të rëndë e me dhimbje, ndërsa familjet përjetojnë trauma të mëdha,” tha Latifi.
Ajo bëri apel që pacientët të vendosen në qendër të çdo politike dhe shërbimi shëndetësor, duke e cilësuar këtë si testin e vërtetë të humanitetit dhe përkushtimit institucional.
“Le të jetë ky tetor jo vetëm muaji i ndërgjegjësimit, por edhe i veprimeve konkrete. Nevojiten politika të qarta, investime serioze dhe një përkushtim i vërtetë që çdo grua të ketë qasje në diagnostikim të hershëm, trajtim bashkëkohor dhe kujdes dinjitoz deri në fund, sepse çdo jetë ka vlerë dhe çdo paciente meriton kujdes, shpresë dhe dinjitet”, përfundoi Latifi.

Refuzohen kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e M.P. dhe Zh.Z. për krime lufte
ZRRE: Do të kompensohen qytetarët e prekur nga devijimet e njehsorëve
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet tavan”
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton se disa rrugë do të bllokohen përkohësisht
Nafta më lirë sot në Kosovë, benzina dhe gazi mbeten njëjtë
Paralajmërohet protestë në Jarinjë dhe bllokim i një pjese të autostradës drejt Kosovës
Kosova e shpallë organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit, mirëpritet nga Izraeli
Sadiku dhe Bajoku përfaqësojnë Kosovën në turneun më të madh të historisë
Në kryeqytet e ban në Prishtinë