Mitrovicë e Veriut 1 Tetor 2025
Lista Serbe është gjobitur me 800 euro për vendosjen e pankartave në ndërtesat banimi në rrugën “Princi Millosh”, në Mitrovicën e Veriut pa leje nga pronari.
Sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ankesën e kishte dorëzuar lëvizja Vetëvendosje.
Me këtë veprim, Lista Serbe ka shkelur një nen të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, i cili parashikon se „janë të ndaluara veprimet e subjekteve politike… Vendosja e njoftimeve, pankartave, ose në çdo mënyrë të tjerë të emrave ose sloganeve të tyre lidhur me fushatën zgjedhore brenda ose jashtë ndërtesave publike apo lokaleve, mbi ose pranë rrugëve publike, në sinjalet e trafikut publik brenda ose jashtë ambienteve apo ndërtesave të zëna ose përdorura nga organizatat ndërkombëtare, ose brenda ose në ambiente private pa leje nga pronari ose banorët“.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit