Washington 1 Tetor 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me zëvendësministren në detyrë Liza Gashi, ambasadorin Ilir Dugolli dhe konsullin e përgjithshëm Blerim Reka, zhvilloi takime me dhjetë kongresistë dhe senatorë amerikanë.
Kurti, në një postim në Facebook, bëri me dije se prej këtyre takimeve, gjashtë janë nga radhët e Demokratëve dhe katër nga Partia Republikane.Të pranishëm në takime ishin kongresistët Keith Self, Mike Lawler, Jim McGovern, George Latimer, Ritchie Torres dhe Kat Cammack, si dhe senatorët Gary Peters, Jeanne Shaheen, Elissa Slotkin dhe Joni Ernst.
Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi Kosovë-SHBA në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e mbështetjes dypartiake për Kosovën në Capitol Hill dhe falënderoi për angazhimin e vazhdueshëm të ligjvënësve amerikanë në raportet me vendin tonë.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit