Prishtinë, 1 tetor 2025
Zbatimi i Ligjit për të huajt në Kosovë, i cili ishte paralajmëruar për sot, 1 tetor, është shtyrë, dhe ende po zhvillohet fushata e informimit të qytetarëve, ndërsa nga 1 nëntori pritet të hyjë në fuqi masa që ndalon vozitjen e automjeteve me autorizim.
Elshani thotë se policia ende nuk ka marrë miratimin nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për të filluar zbatimin e “Ligjit për të huajt”.
“Kemi thënë se është në pyetje fushata dhe unë kam qenë për atë që të nisë nga 1 tetori. Ende nuk kemi miratim për të nisur. Aktualisht jemi në fazën e fushatës. Po i informojmë qytetarët se çfarë dhe si duhet vepruar, e më pas kur të marrim miratimin nga MPB-ja, do të fillojmë”, ka deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, pa saktësuar se sa do të zgjasë fushata.
Siç ka sqaruar më herët për mediat, me këtë ligj parashihet që “shtetasit e huaj” që planifikojnë të qëndrojnë në Kosovë më shumë se tre ditë, duhet ta lajmërojnë vendqëndrimin në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Obligimi për deklarim vlen edhe për: studentët, punonjësit shëndetësorë, stafin universitar, çiftet martesore kur njëri bashkëshort nuk është nga Kosova, si dhe për turistët.
Sa i përket personave me dokumente të lëshuara nga strukturat e zhvendosura të policisë serbe, Elshani ka thënë më herët se do të gjendet një zgjidhje për ta.

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset
Studentët revoltohen me Specialen, marshojnë në protestë, mbështesin katërshen e UÇK-së
Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
FSK zhvillon qitje me mortaja në Shqipëri, thellohet bashkëpunimi me Forcat e Armatosura