Mitrovicë e Veriut, 1 tetor 2025
Banorët e Mitrovicës Veriore, kryesisht me përkatësi kombëtare serbe, shprehin shpresën se marrëdhëniet me shqiptarët, me të cilët, siç theksojnë, kanë jetuar gjithmonë së bashku në bashkëjetesë të përditshme, gradualisht do të përmirësohen pas zgjedhjeve të mbajtura më 12 tetor. Shumë prej tyre kujtojnë se gjatë dekadave kanë ndarë të njëjtat rrugë dhe tregje, dhe marrëdhëniet fqinjësore gjithmonë kanë qenë pjesë e jetës së tyre, pavarësisht tensioneve politike që herë pas here kanë ndikuar në marrëdhëniet njerëzore.
“Svetlana Saviq, banore e Mitrovicës për shumë vite, shton: ‘Ne jetojmë këtu dhe jemi mësuar me jetën e përbashkët me fqinjët shqiptarë. Para luftës të gjithë jetonim së bashku, nuk na kishte penguar asgjë. Fqinia ime e parë ishte shqiptare; kafen e parë të mëngjesit e pinim së bashku, ndërkohë që fëmijët tanë flinin.’ Ajo vazhdon me një buzëqeshje: ‘Madje, shpesh përgatisnim ëmbëlsira njëra për tjetrën gjatë festave tona, kur ne kishim Slavën e ata Bajramin; gëzonim së bashku dhe jetonim bukur. Mendoj se ka ardhur koha që brezat e rinj të rriten shëndetshëm, dhe shpresojmë se pas zgjedhjeve do të ketë më shumë mirëkuptim dhe dialog.’”
Të rinjtë nga Mitrovica, Ivan Stojkoviq dhe shoku i tij Adis Hoti, theksojnë se dëshirojnë që qyteti të bëhet një vend ku projektet e përbashkëta, shkollat dhe iniciativat kulturore lidhin njerëzit, në vend që t’i ndajnë ata.
Edhe pse sfidat vazhdojnë të ekzistojnë, banorët e Mitrovicës Veriore besojnë se komunikimi i sinqertë dhe gatishmëria për bashkëpunim mund të kontribuojnë në një bashkëjetesë më të qetë dhe më të qëndrueshme në qytet.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit