Mitrovicë Veriore 1 Tetor 2025
Mitrovicë Veriore – Kuvendi Komunal në prag të fushatës zgjedhore mban seancë të jashtëzakonshme, miratohen tri vendime
Kuvendi Komunal i Mitrovicë Veriore, në prag të fushatës zgjedhore, ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku janë miratuar tre vendime kryesore: miratimi i buxhetit për vitin 2026, ndryshimet dhe plotësimet e rregullores për taksat komunale, si dhe anulimi i një vendimi të qershorit që kishte të bënte me dhënien dhe shfrytëzimin e pronës komunale.
Buxheti i miratuar për vitin e ardhshëm është 6.715.284 euro, ndërsa detajet do të bëhen publike nesër në një tekst të veçantë.
Anulimi i vendimit të qershorit lidhet me lokalin “Qebaptore Sejda”, konkretisht për oborrin që ky lokal kishte marrë me qira nga pushteti i kaluar. Siç tha për media Nexhat Uglanin, vendimi ishte marrë pa mbajtur debat publik, gjë që është e domosdoshme me ligj.
“Para se të prishej një pjesë e oborrit, Sejdës iu dha kjo tokë me qira nga pushteti i kaluar. Pas një kohe u paraqit dikush që kërkoi të prishej dhe të ndërtohej diçka tjetër aty. Kjo tokë nuk iu dha nga Kuvendi, por nga pushteti ekzekutiv, që ka të drejtë ta japë me kontratë vjetore. Ministria është njoftuar për këtë proces, por ai nuk ka përfunduar. Sejda ka të drejtë të kërkojë sërish që toka t’i jepet me qira për një vit, por duhet të mbahet debat publik me dokumentacion të plotë”, tha ai.
Ndërkohë, vendimi i qershorit kishte paraparë që Sejda ta shfrytëzonte këtë pronë për 15 vjet, në shenjë mirënjohjeje ndaj komunitetit gorani dhe statusit që ky lokal gëzon në qytet. Vendimi sot u anulua pasi mungoi debati publik.
Sa i përket ndryshimeve të rregullores për taksat, tarifat dhe gjobat komunale, Ugljanin tha se bëhet fjalë për çështjen e sigurimit shëndetësor, duke shtuar se administrata ka bërë një gabim pasi tarifa ishte shumë e lartë – 50 euro, që duhet të ulet dhe të harmonizohet me komunat e tjera.
Gjithashtu është miratuar buxheti për vitin 2026, si dhe projeksionet buxhetore për vitet 2027 dhe 2028.
Sipas Uglaninit, problemi kryesor është se ndarja e buxhetit bazohet në numrin e banorëve e jo në numrin e votuesve:
“E dini se buxheti bazohet në numrin e banorëve. Mirëpo, duke qenë se numri i asamblistëve është ulur në 15, ndërsa ligjërisht na takojnë 19 pasi në zgjedhje do të marrin pjesë mbi 17 mijë votues, duhet të luftojmë që numri i vendeve të kthehet në 19. Në të kundërtën, me një buxhet prej më shumë se gjashtë milionë, komuna do të bjerë në rreth tre milionë”, tha ai.
Ndryshe, më 23 shtator Kuvendi nuk kishte arritur kuorumin e nevojshëm për votimin e buxhetit.

Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën